Home Industri & Energjetikë ZRrE-ja aprovon ndërtimin e kapaciteteve të reja të energjisë

ZRrE-ja aprovon ndërtimin e kapaciteteve të reja të energjisë

SHARE

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka vazhduar me aprovimin e pakos së legjislacionit sekondar e cila është duke u përshtatur me Ligjet e reja të Energjisë, të aprovuara vitin e kaluar nga Kuvendi i Kosovës me qëllim të harmonizimit me pakon e tretë të direktivave të BE-së për energji.

Bordi i ZRrE në këtë takim ka aprovuar po ashtu Rregullën e procedurës së autorizimit për ndërtimin e kapaciteteve të reja të energjisë dhe Rregullën për skemën mbështetëse të Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë (BRE).

Rregulla e procedurës së Autorizimit përcakton kriteret dhe procedurat për dhënien e Autorizimit për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese, sistemeve të reja për bartjen dhe shpërndarjen e gazit, përfshirë linjat interkonektive si dhe linjat direkte elektrike dhe ato të gazsjellësit, në mënyrë që të krijohen kushte për shfrytëzim efiçient dhe me kosto-efektive të energjisë, duke marrë parasysh madhësinë e tyre të kufizuar dhe ndikimin e mundshëm mjedisor.

Përderisa Rregulla për Skemën Mbështetëse (SM) përcakton kriteret dhe procedurën për aplikim dhe pranim në SM me qëllim të përkrahjes së prodhimit të energjisë elektrike nga BRE. Kjo rregull përcakton procedurën e aplikimit për pranim në SM në përputhje me kritere objektive, transparente dhe jodiskriminuese. Kjo Rregull përkrah krijimin e një tregu konkurrues të energjisë duke nxitur investime dhe duke garantuar siguri dhe stabilitet të sektorit të energjisë në Republikën e Kosovës.

Në këtë takim janë miratuar gjithashtu Metodologjitë për përcaktimin e tarifave për Operim të Sistemit, tarifat e Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe ato të Operatorit të Tregut. Bazuar në këto metodologji janë përcaktuar edhe tarifat për shfrytëzim të sistemit të Transmetimit, tarifat për operim të sistemit dhe ato për operim të Tregut.

Si pjesë e akomodimit të sektorit me legjislacionin e ri, i cili obligon liberalizimin e tregut të energjisë, ZRrE në përputhje me kërkesat e dala nga ligjet dhe në harmoni me Udhëzimin për liberalizimin e tregut, ka vendosur që operatorit të furnizimit me energji elektrike KESCO sh.a, ti vendos obligimin e shërbimit publik për furnizim të konsumatorëve fundorë që gëzojnë të drejtën e furnizimit universal.

Në këtë drejtim Bordi po ashtu ka aprovuar Rregullën për vendosjen e të hyrave dhe çmimeve për Furnizuesin me shërbim universal si dhe ka amandamentuar Licencën e operatorit për furnizim KESCO sh.a, duke i shtuar obligimin e shërbimit publik.

Sipas Ligjit për Energji Elektrike, të drejtën e furnizimit me shërbim universal e gëzojnë të gjithë konsumatorët familjar dhe ata jofamiljar që kanë qarkullim vjetor jo më shumë së dhjetë (10) milion euro, ose jo më shumë se 50 punonjës.

Vendim tjetër i Bordit të ZRrE ka qenë edhe shqyrtimi dhe aprovimi i formave të marrëveshjeve për shitblerje të energjisë në mes të operatorëve të sistemit të energjisë në vend

SHARE