Home Industri & Energjetikë Zhvillimi i industrisë parakusht edhe për mirëqenien sociale

Zhvillimi i industrisë parakusht edhe për mirëqenien sociale

SHARE

Zëvendësministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Nehat Mustafa, me bashkëpunëtorë, priti sot në një takim pune LucTriangle, Sekretar Gjeneral i Industri All Europa.

Ai, pasi paraqiti një pasqyrë të shkurtër të asociacionit që përfaqëson, u përqendrua në ndikimin e tij në ritmet e zhvillimit industrial në kuadër të Unionit Evropian dhe të Komisionit Evropian.
Duke dhënë detaje konkrete në këtë plan, ai konstatoi se zhvillimet e këtilla nuk janë pa ndikim edhe në rrafshin e mirëqenies sociale. Gjithnjë duke e parë edhe Kosovën brenda orbitës së UE-nit, Luc, ndër të tjera, u interesuar edhe për kornizën ligjore të Kosovës që trajton këtë problematikë.
Kur është fjala për resursin e investitorët e huaj këtu, ai e gjeti me interes të theksojë edhe mangësitë që paraqiten në këtë proces, duke vënë shënjestrën sidomos mbi çështjet e sigurisë dhe të korrupsionit.

Zv.ministri i MTI-së, Nehat Mustafa, ndërkaq, i bëri një përshkrim zhvillimeve në këtë fushë në Republikën e Kosovës, duke shpalosur sidomos përpjekjet e suksesshme pas nënshkrimit nga Kosova të masave të Stabilizim – Asocimit me Bashkimin Evropian. Ai përmendi se në këtë kuadër janë hartuar e aprovuar një seri dokumentesh si Strategjia e Zhvillimit Kombëtar 2017 – 2021e të tjera.

Në vazhdim u paraqit nevoja e kontakteve më të shpeshta në plan të informacioneve reciproke dhe të mërendimit të veprimeve lidhur me zhvillimin industrial si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të gjithmbarshëm të një vendi

SHARE