Home Telekomunikacion & Teknologji Volkswagen e Ford bashkëpunojnë për veturat elektrike dhe autonome

Volkswagen e Ford bashkëpunojnë për veturat elektrike dhe autonome

SHARE

Volkswagen Group e Ford Motor janë në bisedime për të bashkëpunuar për zhvillimin e veturave autonome dhe atyre elektrike.Nga ky bashkëpunim, kompania gjermane e amerikane, kanë për qëllim kursimin e miliarda dollarëve që do t’u duheshin për zhvillimin e tyre ndaras, raporton reuters.

Këta dy prodhues gjigantë të veturave kanë për qëllim që të bashkëpunojnë në mënyrë globale për të ndarë koston e zhvillimit të veturave autonome dhe elektrike.

VW e Ford janë në presion të madh për të lansuar më shumë vetura elektrike në Evropë, pas skandalit të Volkswagenit me emetimin e gazrave të njohur si “dieselgate”.

SHARE