Home KRYESORET Vetëm një veturë u konfiskua për tre muaj

Vetëm një veturë u konfiskua për tre muaj

SHARE

Shqipdon Fazliu, koordinator kombëtar për luftimin e krimeve ekonomike, ka thënë se nga muaji prill deri në qershor është konfiskuar vetëm një veturë.

Fazliu teksa ka paraqitur raportin tre mujor për krimet ekonomike ka thënë se Këshilli Prokurorial (KPK) dhe Këshilli Gjyqësor (KGjK) kanë është nënshkruar një memorandum për shkatërrimin e aseteve të konfiskuara të pa përdorura, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se prokurorët janë vetëdijesuar sa i përket automjeteve të cilat kanë mundësuar krimin e organizuar.

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë se mes konfiskimet dhe sekuestrimit kemi dispozicion të madh.

Ai ka thënë se gjate këtij 3 mujori nuk kemi treguar rezultat të mirë duke krahasuar me të njëjta periudha të viteve të kaluara. Lumezi bëri të ditur se vlera sekuestrimit 293 mijë kurse 490 mijë euro vlera e konfiskimit.

Kryeprokurori ka folur edhe për krimet ekonomike ku ka thënë se Prishtina duhet të bëjë më shumë për zgjidhjen e këtyre lëndëve.

Ai ka thënë se edhe pse 99% te lëndëve janë kryer, ka kërkuar edhe më shumë punë pasi sipas tij, lëndët për krime ekonomike janë duke u rritur.

Bari Hyseni, anëtarë i KPK-së ka treguar se këshilli nuk ndërhynë në kërkesat që prokurorët të kërkojnë që sekuestrimet dhe konfiskimet të jenë lëndë primare.

Hyseni ka thënë se duhet të bisedohet KGjK-në pasi që sekuestrimet i ka kërkuar vet gjykata, raporton EO.

Gjatë këtij takimi, anëtarët e KPK-së, kanë themeluar grupin punues për hartimin e strategjisë për zvogëlimin e ngarkesës me të gjitha lëndët e veprave penale karakteristike të mekanizmit përcjellës ndërinstitucional për periudhën kohore 2018 – 2020, si dhe grupin punues për plotësim-ndryshimin e Udhëzimit administrativ për normën orientuese vjetore.

Anëtarët e Këshillit Prokurorial u njoftuan nga Komisioni për shqyrtimin e përshtatshmërisë së kandidatëve të nominuar nga shoqëria civile për anëtar të Këshillit Prokurorial, se gjatë periudhës sa konkursi ka qenë i hapur, komisioni nuk ka pranuar asnjë nominim për kandidat nga radhët e shoqërisë civile, andaj Këshilli ka marrë vendim për rishpallje të konkursit.

Po ashtu, Këshilli Prokurorial ka aprovuar kërkesën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për vazhdimin transferimit edhe për gjashtë muaj të prokurorit Afrim Shefkiu.

Anëtarët e KPK-së kanë marrë vendim që veprat penale të drogave të përfshihen në Planin Strategjik 2016-2018, së bashku me veprat penale të korrupsionit dhe krimeve ekonomike.

SHARE