Home Biznes & Financa Si ta bëni markën tuaj të paharrueshme?

Si ta bëni markën tuaj të paharrueshme?

SHARE

Që para historisë së shkruar, njerëzit kanë qenë qënie të cilat tregonin histori. Për mijëvjeçarë, historitë na kanë treguar se si të mbijetojmë në këtë botë të egër. Aftësia për të dëgjuar dhe për të kujtuar një histori është padyshim pjesë e ADN-së sonë.

Në biznes, ne kujtojmë histori, sidomos ato që na ndihmojnë të kuptojmë më mirë veten tonë në botë. Reklamat, kompanitë dhe njerëzit që na ngelin më shumë në mendje, posedojnë histori të tilla.

Kjo është më e trishtueshme dhe ironike se sa kur pyetet, “Çfarë bën kompania juaj?” pjesa më e madhe e njerëzve nxjerrin pa dashje një fakt idiot si, “Ne bëjmë widget.” Ose, nëse punojnë në marketing, ata mund të thonë: “Ne jemi liderat e industrisë së widget.”

Njerëzit, edhe ata “llafazanë”, e dinë se ata mund ta bëjnë kompaninë e tyre të duket interesante nëse do të dinin se si t’i shndërronin ato fakte të thjeshta në histori me kuptim.

Jo vetëm që mund ta bëni kompaninë tuaj të duke interesante, ju mund të ktheni shumë thjeshtë atë se çfarë bëni ju ose kompania juaj në një histori të cilën njerëzit do ta mbajnë mend për vite.

Dhe ata to t’ju kujtojnë ju gjithashtu, sepse u keni treguar një histori për t’u mbajtur mend.

Teknika është në mënyrë të pabesueshme e thjeshtë dhe e pagabueshme. Është gjëja që i afrohet më tepër një “plumbi” magjik të marketingut.

Për ta bërë kompaninë dhe veten tuaj të paharrueshme, ju përdorni tri fraza shumë të thjeshta (pjesët e treguara në kllapa janë ato se çfarë mund të personalizoni për kompaninë tuaj):
1. Ju e dini se kur po përpiqeni të (arrini disa objektiva), përballeni me (një pengesë të mërzitshme)?
2. Kompania ime në fakt bën (diçka ndryshe).
3. Si rezultat i kësaj, ju merrni (objektivin që po kërkoni dhe diçka ekstra).

Formula funksionon çdo kohë.

Le të fillojmë me një kompani që çdokush e njeh: Uber. Supozoni se Uber nuk do të ekzistonte tani dhe ju sa po nisni një biznes të ngjashëm. Ju jeni në avion, ulur pranë një personi tërheqës i cili pyet: “Pra, me çfarë merret startupi juaj?”

Ju mund të thoni, “Ne po lansojmë një shërbim taksie” ose “Ne jemi fjala e fundit e inovacionit me përdorimin e GPS-së dhe transaksionet në kohë reale për revolucionarizimin e industrisë së transportit”.

Ose mund të thoni:

“Hmm..e ke parasysh kur të duhet të shkosh diku dhe telefonon një taksi, përfundon duke shpenzuar më shumë se çfarë mendoje ti? Aplikacioni ynë mundëson ballafaqimin e ofertave të rregullta të njerëzve për të të çuar diku me një çmim të caktuar me makinë e tij/saj. Si rezultat i kësaj, ti e di ekzaktësisht se sa do të kushtojë shërbimi dhe ju po e merrni me ofertën më të mirë të mundshme.”

Ky ishte një test i thjeshtë sepse Uber është një ide interesante. Le të përpiqemi me të njëjtën formulë me një kompani produkti i së cilës është tepër i mërzitshëm.

Për shembull, supozoni se kompania juaj prodhon shkopinjtë e vegjël plastikë që mbajnë qershitë në pijet e koktejeve. Ju jeni në një dasmë, sërish ulur pranë një personi tërheqës: “Me çfarë merreni ju?”
Ju mund të thonit: “Kompania ime prodhon shkopinj plastikë pijesh” ose “Ne jemi liderët e industrisë në zgjerimin e shpejtë të pjesës së tregut për shkopinjtë plastikë të pijeve”. Ose mund të thoni:

“E ke parasysh ndonjëherë kur përfundoni një koktejl dhe ka një qershi në fund të gotës me akull? Dhe ti e do vërtet qershinë, por për ta marrë qershinë duhet ta marrësh atë me një pirun ose ta zbrazni në një pjatë? Ok, ne prodhojmë ato shkopinjtë e vegjël plastikë që mbajnë qershinë në pije por që të lë ta hash qershinë kur të duash ti, pa të detyruar ty të bësh diçka që të dukesh si i/e çmendur.”

A e kuptoni se ç’ndodh? Ato tri fraza magjike ju detyrojnë të tregoni se çfarë bën kompania juaj nga perspektiva e asaj se çfarë do të thotë për konsumatorin tuaj. Ata jo vetëm që krijojnë një histori, por krijojnë një që ka kuptim.

Dhe jo vetëm sepse njerëzit janë të destinuar që në ADN-në e tyre për të mbajtur mend histori që kanë një kuptim për ta, ata do të mbajnë mend se çfarë thatë ju dhe cilët jeni ju.

SHARE