Home Industri & Energjetikë Shala thotë se kanë përmbushur rekomandimet e Auditorit, merr vërejtje nga deputetët

Shala thotë se kanë përmbushur rekomandimet e Auditorit, merr vërejtje nga deputetët

SHARE

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, tha se ministria që ai udhëheq ka përmbushur të gjitha rekomandimet që kanë dal nga raporti i Auditorit të Përgjithshëm, raporton Ekonomia Online.

Shala në komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku u shqyrtua raporti i auditimit për pasqyrat financiare vjetore të MTI-së, shtoi se disa të gjetura janë përgjegjësi e departamenteve të kësaj ministrie.

“Opinioni i Auditorit të Përgjithshëm është opinion i kualifikua në raportin e pasqyrave financiare. Pagesat e zyrtarëve sipas përshkrimit të detyrave të punës, auditori ka paraqit që zyrtarët me punën e njëjar kanë pas koeficientin e ndryshëm. Kemi rekomanduar që zyrtarët me detyrën e njëjtë të kenë koeficientin e njëjtë, por kjo në atë kohë është përfillur ky vendim nga ministria e Financave dhe e Administrimit Publik”.

“Zyrtari për departamentin e truizmit është i suspenduar dhe ne jemi në pritje të vendimit gjyqësor, caktimi i ushtrueseve të detyrës bëhet çdo 3 muaj. MTI ka 18 lloje të të hyrave, tarifat janë të rregulluara përmes udhëzimeve administrative për secilin departament, kjo kërkesë u është bërë drejtorëve të secilit departament për kontrollimin dhe pasqyrimin e të gjitha të hyrave që ky rekomandim të jetë sa më parë, përgjegjës janë drejtoret e departament dhe shefat që krijojnë të hyrat në MTI”, tha Shala.

Shala tha se bizneset që janë me qera në parkun industrial në Drenas u janë shqiptuar vërejtje për mospagesën e qerasë për shfrytëzimin e pronës për biznes.

Deputeti nga LDK-ja, Avdullah Hoti ka përmendur të gjeturat e auditorit për pasqyrat financiare vjetore të MTI-së. Hoti tha se sipas të gjeturave të auditorit, buxheti nuk është shpenzuar në nivelin e pritjes, raporton EO.

“Është normale që shpenzimet kapitale të shpenzohen në fund të vitit, ka probleme më planifikimin e shërbimeve dhe të hyrave, ministria planifikon të hyra në bazë të departamenteve. 5 mijë euro ka paguar ministria për projektin ‘Made in Kosova’”, tha Hoti.

“Auditori thekson një avancë që nuk është mbyll për një kohë të gjatë për një zyrtar brenda ministrisë, dobësi në dhënie dhe monitorimin e subvencioneve, 120 mijë euro kanë shkuar mjete te UNDP që kjo e fundit nuk e ka sjellë një plan kohor kur përfundon”.

Deputetja, Emilia Rexhepi tha se komunitetet nuk po përkrahen me punësim dhe me subvencione nga kjo ministri.

Ajo tha se komuniteti boshnjak nuk ka marr subvencione asnjëherë nga MTI-ja. Madje sipas saj, nëse vazhdon ky mosrespektim i komuniteteve, deputetët që vijnë nga pakica do të bëjnë “probleme”.

“10% për punësim për komunitetet shumicë a respëkrohët ky vendim dhe ndarja e granteve dhe subvencioneve komuniteti boshnjak nuk e ka marrë asnjë subvencion asnjëherë nga MTI”, tha ajo.

Por ministri Shala tha se vetëm në MTI janë të punësuar mbi 27 persona nga komunitetet joshumicë. Ndërsa kur foli për ndarjen e subvencioneve dhe granteve, sqaroi se është e njëjtë për të gjithë dhe kjo ndarje bëhet me anë të disa kritereve.

“Në inspektorat janë mbi 27 të punësuar, mbi 10% në MTI ka të punësuar nga minoritete. Mënyra e dhënies së granteve janë me ligj që nuk njohin etni, nuk na lejohet që të qesim kriter për një etni që ajo me qenë më e favorizuar që të marr një grant nga MTI”, tha Shala.

Deputeti nga radhët e LDK-se, Driton Selmanaj e ka vlerësuar shqetësim numrin e madh të ushtruesve të detyrave në këtë ministri.

Shala tha se për momentin në MTI janë dy pozita si ushtrues detyre, raporton EO.

“Kontrata mbivepër se pse ka pas nevojë për kontrata të tilla është për shkak të nevojës së punës në departamente të caktuara duke pas parasysh procesi deri në rekrutim janë të gjata e nevoja për atë staf ka qenë e shpejtë është vepruar në një formë të tillë, do shikoj se ky veprim të mos i kaloj afatin e caktuar për zyrtarët që janë me kontratë mbivepër”, tha Shala.

SHARE