Home Biznes & Financa Shala: Rritja e çmimit të bukës nuk është pasojë e masës së...

Shala: Rritja e çmimit të bukës nuk është pasojë e masës së vendosur

SHARE

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka folur në një konferencë për media pas vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës ndaj mallrave që importohen nga Bosnja dhe Serbia, nga 10 për qind në 100 për qind.

Ai ka ftuar të gjithë qytetarët tregtarë të bashkëpunojnë për rritjen e zhvillimit ekonomik, për rritje të punësimit dhe mirëqenien e qytetarëve, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa i pyetur nga EO, për rritjen çmimeve të produkteve, si ajo e bukës, Shala është përgjigjur se kjo rritje e çmimit nuk ka qenë si pasojë e masës së vendosur, ndërsa ka thënë se kanë vënë edhe inspektorët të vëzhgojnë situatën.

“Me sa i kam informacionet, rritja e grurit ka qenë edhe para ndërmarrjes së masës, dhe kjo pra nuk është si pasojë e vendimit”, ka thënë minstri Shala.

“Të nderuar qytetarë në vazhdën e përpjekjeve tona për ta fuqizu ekonominë, prodhimet vendore dhe shtetësinë, sot me propozim timin, qeveria ka ngritë masën nga 10 për qind në 100. Po ashtu nga sot me vendim të qeverisë obligohet inspektoriati, doganat, inspektoriatet komunale dhe të tjerat të ndalojnë dhe të heqin nga tregu produktet që në etiketën e tij emërtimin zyrtar të Republikës së Kosovës është me emërtime që kanë ndodhë të jenë deri tash si importues, distributorë, Kosova Metohia, Kosova 1244 apo edhe me qytetarë duke mos përfshirë emrin e shtetit tonë”.

“Nga sot qeveria obligon doganat dhe institucionet relevante të bëjnë masa të njëjta me Serbinë sa i përket certifikatave  gjatë të bërit tregti. Certifikata që janë analiza dhe bar kode për produkte të Kosovës”.

“Tregtarë iu ftoj të bashkangjiteni për të rritë punësimit, për mirëqenie dhe zhvillim ekonomik. Kërkoj që të fokusohemi në cilësi, produktet tuaja duhet të arrijnë cilësinë më të mirë që qytetari të mos ketë asnjë mëdyshje të konsumit tonë”.

“Kjo masë nuk është kundër jush. Të bashkohemi të gjithë dhe të gjejmë zgjidhje kreative. Ta hulumtojmë tregun. Në këtë regjion nuk janë vetëm Serbia dhe Bosnja. Produktet tona as nuk mund të hyjnë në tregun e Serbisë. Në Serbi as nuk i njohin analizat e importuesit kosovar. Çështja e tranzitit mbetet ende çështje serioze. Sa i përket barrierave tregtare janë të njëjta si me Serbinë edhe ato të Bosnjës. Kompanitë e Kosovës as nuk mund të konkurojnë me ato të Serbisë”.

SHARE