Home Bujqësi Rikalo refuzon të përgjigjet për mundësinë e shkarkimit nga Haradinaj

Rikalo refuzon të përgjigjet për mundësinë e shkarkimit nga Haradinaj

SHARE

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, nuk ka komentuar mundësin e shkarkimit të tij nga pozita e ministrit.

Rikalo që nuk u pa shuam aktiv kohët e fundit, pas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimi me drejtuesit e Shoqatës për Përmirësimin Racor të Gjedheve “Gen Vet”, nuk lejoi që as të pyetet për këtë çështje.

“Nëse keni pyetje në lidhje me temën mund të përgjigjem, në të kundërtën ju faleminderit”, tha ai.

Ka nëntë muaj që nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje të Qeverisë, megjithatë Rikallo, tërë këtë kohë ka qenë në krye të njërës nga ministritë më të rëndësishme.

Por pritet që këtë javë do të zyrtarizohet edhe shkarkimi tij. Për shkarkimin e ministrit të Bujqësisë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se ai do të shkarkohet kur t’i vjen radha.

“Kur t’i vjen reni edhe atij e hjekim, pse jo”.

Shkarkimi i tij do të jetë edhe një nga kushtet e PSD-së drejtuar pozitës për votim të buxhetit, në rast se duan të shmangin një bllokadë buxhetore.

Lista Serbe, pati vendosur për largim na qeveria e Haradinajt në mars të vitit që shkoi, pas aksionit që ndodhi në veri me rastin “Gjuriq”.

Hera e parë kur ministri i Bujqësisë u bë temë nëpër media që në vitin 2017 kur i njëjti dyshohej për krime gjatë luftës në Kosovës, pas disa akuza që i vinin nga banorë të lagjes “Dardania” në Prishtinë.

Sipas tyre, Rikallo kishte torturuar shumë banorë të Prishtinës gjatë viteve të 90-ta e sidomos gjatë kohës së luftës.

Rikallo së fundmi u pa shumë aktiv në protestat që u organizuan në veri të vendit si kundërshtim ndaj taksës prej 100 për qind.

SHARE