Home Telekomunikacion & Teknologji Regjistrimi i automjeteve nuk mund të behët pa i paguar gjobat

Regjistrimi i automjeteve nuk mund të behët pa i paguar gjobat

SHARE

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka bërë të ditur për qytetarët e Republikës së Kosovës se duke filluar nga data 1 qershor 2018, nuk mund të bëjnë regjistrimin e automjeteve të tyre, pa i paguar gjobat që mund t’i kenë për kundërvajtjet e shkaktuara në trafikun rrugor.

MPB thekson se sipas Ligjit për Automjete, Nr. 05/L-132, neni 43, pronari i mjetit nuk mund ta bëjë regjistrimin apo vazhdimin e regjistrimit të mjetit me veprim motorik, as ndërrimin e pronarit, pa e bërë shlyerjen e gjobave për kundërvajtje në trafikun rrugor.

Ky vendim sipas MPB-se i shërben rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të pagesave të gjobave për veprat kundërvajtesë në trafik.

Po ashtu, qëllim i këtij vendimi është parandalimi dhe zvogëlimi i numrit aksidenteve në trafik.

SHARE