Home KRYESORET Qeveria miraton kërkesën e MI-së për kompensim të kompanisë Bechtel-Enka me 53...

Qeveria miraton kërkesën e MI-së për kompensim të kompanisë Bechtel-Enka me 53 milionë €

SHARE
????????????????????????????????????

Në mledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Infrastrukturës lidhur me kompensimin për shtyerjen e kontratës me Bechtel-Enkan.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, tregoi se afati i përfundimit të punimeve është shtyrë për shkak të vonesave së punimeve.

“Pas 1 shtatorit të vitit 2015 çmimi është rritur në 608 milionë euro për shkak të TVSh-së. Për shkak të vonesave është dashur të shtyhet afati i përfundimit të punimeve deri më 31.12.2018. Kemi qenë të detyruar ta vazhdojmë kohëzgjatjen e kontratës për të mos u ndërprerë punimet që do të kishte pasoja të mëdha për vendin”.

“Bechtel Enka ka kërkuar për shumën 63 milionë euro. Është kërkuar vetë për mbulimin e shpenzimeve të kërkesës shtesë të kontratës. Paraqes kërkesën për rekomandimin e autoritetit drejtues për nënshkrimin e aneksmarrëveshjes për… “

Kryeministri Ramush Haradinaj aprovoi kërkesën e ministrit Lekaj.

“Të mos lejojmë vendin të kalojë në konteste ligjore që kish pasë me përfundu në gjykata ndërkombëtare dhe në marrëdhënie të prishura. Sa më përket mua është veprimi i duhur aprovimi i kësaj kërkese.

SHARE