Home Industri & Energjetikë Nga nesër vërshime, drejtoresha e IHMK-së tregon cilat zona rrezikohen

Nga nesër vërshime, drejtoresha e IHMK-së tregon cilat zona rrezikohen

SHARE

Sipas paralajmërimeve që ka bërë Sektori i Hidrologjisë i Institutit Hidrometeorologjik, nga kjo e martë mund të ndodh të ketë vërshime apo përmbytje në Kosovë, për shkak të të reshurave të mëdha që pritet të ketë në vendin tonë në ditët në vijim.

Drejtoresha e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Letafete Latifi në një prononcim për EkonomiaOnline, ka treguar për vërshimet që priten të ndodhin ditën e nesërme.

Sipas Drejtoreshës së IHMK-së nesër do të ketë reshje shiu të intensitetit të lartë, të cilat do të intensifikohen rreth orës 18:00,  e që mund të shpien deri tek vërshimet.

Latifi tha se zonat që më së shumti janë të ndikuara nga vërshimet janë ato në pjesën veriperëndimore dhe perëndimore të Kosovës, ndërsa ato më të rrezikuarat janë zonat e lumenjve që nuk janë të mirëmbajtura.

“Ashtu siç kemi parashikuar dhe kemi paralajmëruar dje modelet e tona për parashikuese dhe modelet ndërkombëtare për të cilat edhe jemi partnerë, japin një situatë të njëjtë nga ajo që kemi paralajmëruar më herët do të thotë dhe tani jepet e njëjta gjendje që parashihet të ketë reshje shiu të intensitetit të lartë e të cilat mundë të bien deri vërshimet. Pjesa më e theksuar me reshje me një intensitet më të lartë që jepet nga këto modele parashikuese që i ka Instituti Hidrometeorologjik është pjesa veriore, perëndimore dhe jugperëndimore e Kosovës. Por diku rreth orës 18:00 të datës 14 parashihet që intensiteti reshjeve të rritet edhe më i lartë dhe kjo do të jetë më e theksuar në pjesën veriperëndimore dhe perëndimore të Kosovës. Për këtë mundë të shihni edhe imazhe e tona nga modelet që japin këtë situatë dhe do të jenë më bindëse për situatën që jemi duke e përshkrua”, tha ajo.

Ajo thotë se për këtë rrezikshmëri i kanë njoftuar me kohë të gjitha institucionet relevante për vërshimet e mundshme dhe shpreson t’i kenë marr masat e duhura.

“Ne si institucion monitorues kemi obligimet e tona që nga monitorimet dhe parashikimet  e marra të informojmë institucionet relevante të cilat janë në veprim për rastet apo ngjarjet ekstreme të motit dhe në këtë rast ne kemi formua Agjencionin e Menaxhimit të Emergjencave gjë që besoj edhe ata kanë ndërmarre hapat e tyre që duhet vepruar në këso raste”, përfundoi ajo.

Parashikohet që reshjet të jenë të mëdha me një sasi nga 30 – 50 mm, dhe me probalitet të lartë të reshjeve ekstreme, përmbytjeve dhe rrëshqitje të dheut në zonat e ndjeshme.

Edhe nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, kanë bërë të ditur se drejtoria, së bashku me organet tjera relevante, është e përgatitur për t’u përballë me situatën dhe përmbytjet eventuale, prandaj ekipet përgjegjëse, në vazhdimësi do të monitorojnë situatën dhe njoftimet për qytetarë do të jenë të vazhdueshme, varësisht nga situata.

Kujtojmë se edhe viteve të kaluara në sezonin pranveror ka pasur vërshime të cilat kanë shkaktuar mjaftë dëme të konsiderueshme si në bujqësi, ashtu edhe në ekonomitë familjare.

SHARE