Home Telekomunikacion & Teknologji Mustafa: Nuk lejojmë falimentimin e Telekomit

Mustafa: Nuk lejojmë falimentimin e Telekomit

SHARE

Kryeshefi i PTK-së, Agron Mustafa thotë se ai dhe punonjësit e tij nuk do të lejojnë që Telekomi i Kosovës të falimentojë.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se do të ketë sfida në të ardhmen por me përkrahjen e stafit do t’i tejkalojnë.

“Dua t’i siguroj të gjithë, që unë dhe stafi im nuk do të lejojmë që Telekomi i Kosovës të falimentojë. Do të kemi sfida në ditët, javët, po ashtu edhe muajt në vazhdim, por së bashku dhe perkrahjen e të gjithë stafit, do t’i tejkalojmë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

SHARE