Home Botë & Rajon Moti i thatë në Gjermani, miliarda euro dëme

Moti i thatë në Gjermani, miliarda euro dëme

SHARE

Dëmet ndaj bujqësisë gjermane të shkaktuara nga moti i thatë dhe i nxehtë arrijnë “disa miliarda euro”, deklaroi kryetari i Shoqatës së bujqve të Gjermanisë, Joakim Rukid.

Ai kërkoi nga Qeveria të përgatisë masa urgjente për ndihmë të bujqve të cilët pësuan dëme nga moti i thatë.

“Dëmi është i madh. Bujqësia nuk mund ta tejkalojë dhe për atë politika duhet të japë përkrahje”, theksoi Rukid.

SHARE