Home Biznes & Financa Leku e merr veten sërish, euro “prek fundin”

Leku e merr veten sërish, euro “prek fundin”

SHARE

“Këtë fundjavë është ndjerë një lloj dobësimi, niveli i këmbimit ka tendencën që të shkojë aty ku ka qenë,-argumentojnë ekspertët e tregut. Sipas tyre arsyeja kryesore e forcimit të monedhës vendase është qarkullimi i ulët në tregti. Muajt tetor dhe nëntor, si dhe muaji shkurt, njihen në tregti “si muaj të vdekur” duke qenë se qarkullimi prek minimumin vjetor.

Konsumi në këto muaj është më i ulët.

Aktualisht kursi i këmbimit është në gjendje të lirë, i përcaktuar nga shitjet dhe blerjet në tregun e lirë dhe ekspertët e këmbimit valutor shtojnë se Bankës së Shqipërisë i intereson që kursi i këmbimit të mos jetë i ndikuar nga faktorë të tjerëve, veçse shitjes dhe blerjes reale.

Banka e Shqipërisë deklaroi se do të ndërhynte në tregun e këmbimit valutor duke tërhequr valutë nga tregu në fillim të qershorit, kur euro filloi të zhvlerësohej me shpejtësi duke prekur nivelin më të ulët në dhjetë vitet e fundit.

Ndryshe nga euro, monedha e gjelbër është forcuar në tregun vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar u këmbye sot në tregun vendas në nivelin e 109.28 lekëve, apo rreth 0.6 pikë më shumë se një ditë më parë.

SHARE