Home Biznes & Financa Kostoja e punës në sektorin e arsimit është 567 euro

Kostoja e punës në sektorin e arsimit është 567 euro

SHARE

Hulumtimi “Kosto e Punës 2018”, i realizuar për herë të dytë në Kosovë nga Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe i mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, është  paraqitur para institucioneve e bizneseve të regjionit të Prizrenit.

Kryetari i AKB-së Agim Shahini, tha se ky hulumtim është i një rëndësie të veçantë sidomos  për investitorët e huaj.

Kostoja e punës mesatare në Kosovë, ka dal të jetë 505 euro dhe kjo është pagë e kushtueshme për të gjithë pundhënësit e që punëmarrësit ankohen për paga të ulta.

“Krahasimi i mesatares mujore të kostos së punës prej sektorit në sektor dallon shumë”, tha Shahini.

Sektori i arsimit del se kishte koston më të lartë, afërsisht  prej 567 euro, krahasuar me sektorë të tjerër.

Koordinatori i AKB-së për regjionin e Prizrenit, Liman Asllani, para të pranishmëve publikoi te gjeturat e hukumtinit.

Ai tregoi se synim kryesor i hulumtimi ka qenë që të ofrojë informacione për koston e plotë të fuqisë punëtore sipas aktiviteteve ekonomike në tërë regjionet e Kosovës.

Hulumtimi i kostos së punës, (Labour cost survey-LCS), mat nivelin dhe strukturën e kostove të punës ose shpenzimet e përgjithshme që mbulohen nga punëdhënësit me qëllim të punësimit të stafit/punonjësve” .

Liman Asllani, tregoi se hulumtimi është realizuar në 830 ndërmarrjet që kanë mbi 10 të punësuar e që kanë 39 mijë e 92 punëtorë në 26 komuna të Kosovës.

Në Komunën e Prizrenit, hulumtimi është realizuar në 78 ndërmarrje, apo komuna e dytë pas kryeqendrës.

SHARE