Home Botë & Rajon Koreja e Jugut pezullon tarifat ndaj importeve nga ShBA-ja

Koreja e Jugut pezullon tarifat ndaj importeve nga ShBA-ja

SHARE

Koreja e Jugut do të pezullojë koncesionet tarifore për disa mallra që importon nga Shtetet e Bashkuara.

Veprimi bëhet në përgjigje të tarifave të vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi qelizat diellore dhe makinat larëse nga Koreja e Jugut, me vlerë rreth 1.4 miliardë dollarë amerikanë në vit.

Megjithatë, Seuli nuk ka detajuar se cilat produkte të ShBA-së do të jenë subjekt i taksave të reja.

Pala amerikane njoftoi në janar se do të vendoste tarifa deri në 50 për qind për makinat larëse të importuara nga Koreja e Jugut për tre vjetët e ardhshëm, dhe deri në 30 për qind për qelizat dhe modulet diellore për katër vjetët e ardhshëm.

Pala koreanjugore thotë se planifikon t’i zbatojë tarifat e reja deri kur ShBA-ja të ndalojë masat e saj.

SHARE