Home Telekomunikacion & Teknologji Komuna e Prishtinës shton kontrollet në transportin rrugor

Komuna e Prishtinës shton kontrollet në transportin rrugor

SHARE

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës në kuadër të aktiviteteve për të vënë rregull në transportin rrugor, po ndërmerr aksione të vazhdueshme ndaj transportuesve ilegalë në kryeqytet.

“Shumë prej taksistëve ilegalë, bëjnë edhe paraqitje të rreme si taksi të rregullt, me ç’rast kryejnë edhe vepër penale. Në situata të tilla, dëmtohen operatorët e rregullt që paguajnë taksat, dëmtohet buxheti i Komunës, si dhe mashtrohen qytetarët.”

“Ne si Komunë, detyrohemi të ndërmarrimtë gjitha masat e nevojshme, për ta ruajtur interesin qytetar”, thuhet në një kumtesë të Komunës.

Për këtë arsye, Komuna njofton se Drejtoria e Inspekcionit përveç veprimeve konkrete në ndaljen e kësaj veprimtarie, ka filluar të bëjë edhe konfiskimin e shenjave të taksive që po keqpërdoren nga taksistët ilegalë.

“Iu bëjmë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm ndaj mashtrimeve të tilla, ashtu që udhëtimi brenda Prishtinës të jetë sa më i sigurt”, thuhet në kumtesën e Komunës së Prishtinës.

SHARE