KE-ja alarmon, 253 faqe interneti ju mashtrojnë për udhëtimet

Nga -

Komisioni Evropian ka realizuar një studim sipas të cilit 253 faqe interneti nga 352 të marra në analizë e që ofrojnë shërbime për udhëtime, fluturime, shërbime transporti, dhoma me qira kanë mashtruar. Kjo vlen kryesisht për çmimet, për të cilat bëhen premtime që më pas rezultojnë si gënjeshtra.

Sipas hetimit të Komisionit Europian, një e treta e blerësve të fluturimeve të tilla, si: Volagratis, Kayak.com, eDreams, por edhe Travelgenio propozojnë çmime të ulëta për të cilat më pas blerësi e kupton se janë mashtruar.

Brukseli bën me dije se në mbi 20% të rasteve të fushatave promocionale, ofertat nuk janë të disponueshme. Nga ana tjetër, vihen re mashtrime në mënyrat e pagesave, ku zakonisht shtohen komisione që variojnë nga 50-100 euro. Pak vite më parë,  kompania ajrore Ryanair u gjobit me 400 mijë euro, pasi i detyronte klientët që të paguanin një shtesë nëse e bënin pagesën përmes kartës së kreditit.

Po sipas studimit, rezultuan se 113 (ose 32.1%) faqe interneti kishin probleme me çmimet ose me ofertat; 106 faqe ose 30.1% e atyre të marra në analizë kishin probleme me dhënien e çmimit final (me apo pa taksa); 91 kishin probleme me mosidentifikimin e ofertave, p.sh.: vetëm dy vende të mbetura; 75 faqe ose rreth 21.3% kishin probleme me dhënien e opinioneve të marrësve të shërbimit, duke mos u pozicionuar në vende të qarta.