Joe Biden: Obama i gatshëm të rikthehet në politikë

Nga -
WASHINGTON, DC - NOVEMBER 09: U.S. President Barack Obama and Vice President Joseph Biden share a moment during a statement about the election in the Rose Garden at the White House November 9, 2016 in Washington, DC. Republican presidential nominee Donald Trump has won the election and will become the 45th president of the United States. (Photo by Alex Wong/Getty Images)

Barack Obama është i gatshëm që të bëjë fushatë për Partinë e Demokratëve, ka thënë Joe Biden, duke lënë të kuptohet se ish-presidenti amerikan nuk planifikon që të pensionohet nga politika ende.

Në një darkë vjetore, Biden hodhi poshtë thashethemet se ai do të garojë për president në zgjedhjet e 2020-s, por tha se ai dhe Obama do të bëjnë çfarëdo që munden për të ndihmuar në dhënien formë të debatit publik.

“Unë jam i gatshëm që të ndihmojë në mbledhjen e parave, rekrutimin e kandidatëve, në fushatë – siç është edhe Obama – kurdo që dëshironi, thjesht më tregoni,” ka thënë Biden, raporton The Hill.

Qëkur e la Shtëpinë e Bardhë para më shumë se 100 ditëve, Obama është parë vetëm në pushime në Karaibe dhe së fundmi dha fjalimin e parë publik pas presidencës në një ngjarje të komunitetit të të rinjve në Çikago.

Në këtë fjalim, Obama nuk përmendi asnjë ngjarje politike apo pasuesin e tij Donald Trump.