Home Industri & Energjetikë Indeksi i Kostos së Ndërtimit në Kosovë shënon ngritje për 0.2 për...

Indeksi i Kostos së Ndërtimit në Kosovë shënon ngritje për 0.2 për qind

SHARE

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Kostos së Ndërtimit në Kosovë “ (IKN) ) për tremujorin e katër (TM4) të vitit 2018.

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati ngritje për 0.2% në tremujorin e katër (TM4 2018), krahasuar me TM3 2018.

Ngritje më të mëdha kishin kostot e tjera prej 1.1%; energjia prej 0.4%; dhe materialet prej 0.2%.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak TM4 2017, indeksi i Kostos së Ndërtimit pati ngritje për 1.5%.

Ngritja e indeksit, kryesisht u vërejt të kategoritë: transporti (14.3%), kostot e tjera (2.2%), dhe materialet (1.4%).

SHARE