Home Biznes & Financa Haradinaj: Qëndrimi i të gjithëve është të hiqet taksa, edhe Berlini po...

Haradinaj: Qëndrimi i të gjithëve është të hiqet taksa, edhe Berlini po e kërkon këtë

SHARE

Taksa po shihet pengesë për dialogun edhe nga zyrtarët e lartë të Qeverisë gjermane që drejtohet nga kancelarja, Angela Merkel, raporton Ekonomia Online.

Kështu është shprehur kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, teksa ka treguar se këshilltarët e Merkelit, kanë dhënë mbështetje për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Në takimin me këshilltarët e Merkelit është takim i vazhdueshëm sepse jemi ne kontakt vazhdimisht me ta. Pozicioni i Berlinit është i qartë, dialogu është i rëndësishëm, taksa është pengesë heqne taksën, ky është pozicion i tyre. Qëndrim i të gjithëve është të hiqet taksa”, ka thënë Haradinaj.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, kreu i ekzekutivit foli edhe për vizitën e  zëvendës sekretarit amerikan të shtetit, David Hale, në Kosovë. Sipas tij, ardhja e Hales në Kosovë, është nderë për Kosovën.

Sa i përket qëndrimit të partive në koalicion, Haradinaj pohon se ka dallime, ndërsa për Platformën e Dialogut, ka unitet.

“Unë jam i nderuar kur na ftojnë ne Ambasadë të Amerikës. Ambasadori i ri Kosnett është shumë serioz. Ardhja e David Hale në Kosovë është nder për në. Ne i kemi disa dallime sa i përket një teme por kemi unitet për platformën.  Sa i përket veriut unë jam në veri, sepse atje është shteti i Kosovës, naj demonstrim mundemi me bë nëse na ka mbet marak por atje është Ligji i Kosovës, është polici i Kosovës”, tha Haradinaj.

“Delegacionin e ka votuar parlamenti, çdo ndihmë qe e duan do tua japim. Jam habit me reagimin e Serbisë lidhur me platformën. Ne kemi pikëpamje të ndryshme me presidentin e kryeparlamentari për disa tema, mirëpo për platformën jemi të gjithë unik”, shtoi Haradinaj.

Haradinaj thotë se Bashkësia Ndërkombëtare po i bënë presion Kosovës sepse nuk po mundet t’i bëjë Serbisë.

Nuk është mesjeta me kërcënime e pasoja. Bashkësia Ndërkombëtare nuk po mundet me i bë presion Serbisë për me u kthy në dialog e po i bënë Kosovës. Unë skam kërkuar garanci, unë kam folur për kontrate, unë i besoj Amerikës e aleatëve tonë. Por ne për shkak të shumë zhvillimeve po kërkojmë edhe një kontrate përfshi edhe ekonominë e lirë. Garanci më të madhe se Amerika s’ka, por ne po duam kontrate me Serbinë qe me ditë për çka po shkojmë. Unë s’po kërkoj garancion sepse i besoj Amerikës.  Dialogun e ka blloku Beogradi, sepse ajo ka thënë se pa e heq dialogun ne nuk vimë. Neve na shqetëson kualiteti i kontratës”, u shpreh Haradinaj.

SHARE