Home Biznes & Financa Hamza: Rritja ekonomike për 2019 deri në 4.7 %

Hamza: Rritja ekonomike për 2019 deri në 4.7 %

SHARE

Gjatë shqyrtimit të parë të Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019, ministri i Financave, Bedri Hamza tha se rritja ekonomike e vendit për vitin 2019 pritet të jetë 4.7%, në terma real 4.1%”.

“Çmimet priten të jenë një stabilitet i theksuar. Ky propozim buxhet rrjedh nga një bazë e fortë e përdorimit historik dhe të projektuar të ekonomisë sonë. Në vitin 2019 të hyrat priten të jenë 1 miliard e 949 milionë euro. Rritje do të ketë për të gjitha kategoritë ekonomike për të mbajtur një buxhet të balancuar“, u shpreh Hamza.

Sipas shefit të kuletës të shtetit, shpenzime do të ketë rreth 2 miliard e 356 miliard euro.

“Në Shëndetësi 4.9 milion, Arsimi 4.7 milionë është të financuar edhe ligji për Prishtinën. Rritje te shpenzimeve kemi 27% për mallrat dhe shërbime. Deficiti buxhetor 2% e bruto produktit vendor. Do të ketë financim shtesë, me 121 milionë euro dhe nëpërmjet fondeve të likuidimit më shumë 140 milionë euro, pritet të plotësohet me hua marrje të jashtme nuk e rrezikon qëndrueshmërinë e borxhit publik”, tha Hamza.

Në anën tjetër Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike të Kosovës tha se për LDK-së, është një ndër zhvillimin më të madh që shteti dhe qeveria e ka në dispozicion.

“Hedh poshtë gjithë programin qeverisës te diskutuar këtu një vit më parë e devalvon në tërësi programin qeverisës”, tha Abdixhiku.

Abduxhiku tha se ky buxhet përgjysmon progresin në shëndetësi, arsim dhe fusha të tjera.

“Diskrepanca në mes të të hyrave dhe shpenzimeve. Ka 2 fish ma shumë shpenzime se sa të hyra. Kategoria e mbrojtjes sociale është kategoria me pjesëmarrjen më të madhe në buxhet. Për investime në teknologji japim 1 milion, për kurrikulë 50 mijë. As këtë vit Kosova nuk do të ketë fonde të sigurimit shëndetësor”, tha Abdigjiku.

Deputeti i LDK-së, shtoi se LDK nuk i jep mbështetje këtij buxheti pasi që sipas tij as FSK nuk ka rritje të buxhetit që 3 vite dhe ende mendohet të ketë transformim të saj.

“Mos shtimi për mbrojtje, për 3 vite nuk rritje të buxhetit për ushtri nuk e di se çfarë transformimi është ky kur nuk ka buxhet të mirë për ushtri”, tha ai.

SHARE