Home Biznes & Financa Hamza pret autorizimin e Presidentit për të nënshkruar marrëveshje 14.6 milionë euro

Hamza pret autorizimin e Presidentit për të nënshkruar marrëveshje 14.6 milionë euro

SHARE

Kabineti qeveritar në mbledhjen e rregullt ka votuar pro propozim-vendimit për të kërkuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit për ministrin e Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes Financiare për Projektin për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturës Gjeohapësinore me Asociacionin Ndërkombëtarë për Zhvillim, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se vlera e kësaj marrëveshje është 14.6 milionë.“Vlera është 14.6 milion euro në formë të kredisë shtetërore, norma e interesit vjetor është 0.6%”, tha ministri Hamza.

SHARE