Home Biznes & Financa Hamza: Nëse s’kalon buxheti e pastaj as vendimi i aprovuar në Qeveri,...

Hamza: Nëse s’kalon buxheti e pastaj as vendimi i aprovuar në Qeveri, do të bëhen vetëm pagesat e borxhit

SHARE

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se ekzekutimi i pagave për muajin janar për të gjithë të punësuarit që marrin pagë nga buxheti i Kosovës do të kryhet ditën e nesërme.

Hamza tha se është optimist se buxheti do të kalojë.

“Buxheti është i përgatitur, unë jam i optimist që buxheti do kalon. Sa i përket pensioneve të gjithë pensionistët e të gjitha kategorive i kanë marrë pensionet, pagat janë të përgatitura. Dhe ekzekutimi i pagave për muajin janar për të gjithë të punësuarit që marrin pagë nga buxheti i Kosovës do të kryhet në ditën e nesërme. Po që se nuk kalon buxheti atëherë pres të kalojë vendimi. Por, në rast se nuk ka vendim për ndarjen e shpenzimeve buxhetore, atëherë vetëm pagesat e borxhit do bëhen dhe asnjë tjetër”, tha ai.

Ai tha se nëse buxheti aprovohet atëherë do të jetë në fuqi diku rreth datës 15 ose 20 shkurt.

“Pres që nëse buxheti aprovohet në vijim atëherë rreth datës 15 ose 20 shkurt do jetë fuqi”, tha Hamza.

Ai ka shpejguar procedurat për shfrytëzimin e buxhetit .

“Buxheti mbi bazën e legjislacionit aktual në fuqi në muajt e fundit nuk ka zgjedhje automatikisht muaji i parë në 1/12 lejohet të shfrytëzohet buxheti. Për muajin e dytë qeveria duhet t’i drejtohet Kuvendit me kërkesë për aprovim, vendim i cili ka kalu në qeveri. Sot është kërkuar që të futet në rend të ditës dhe nuk është futë”, tha ai.

SHARE