Home Telekomunikacion & Teknologji Gmail ka 1.5 miliard përdorues aktivë

Gmail ka 1.5 miliard përdorues aktivë

SHARE

Përmes një postimi në uebfaqen zyrtare në Twitter, platforma për email-a e Googlet ka bërë të ditur se tani ka 1.5 miliard përdorues aktivë.

Kjo nënkupton se Gmail ka shënuar rritje për 33 për qind që kur kishte raportuar në muajin shkurt të vitit 2016 se ka 1 miliard përdorues aktivë. Popullsia në botë është rreth 7.53 miliardë dhe nga kjo del se çdo i pesti person ka llogari në Gmail.Gmail ka filluar në prill të vitit 2004 fillimisht në version Beta (e cila ka përfunduar në korrik të 2009-ës). Versioni Java ishte në dispozicion për telefonat celularë në vitin 2006.

Në vitin 2012, Gmail kishte 425 milionë përdorues aktivë, ndërsa 900 milionë në vitin 2015. 75 për qind prej këtyre përdoruesve e kanë përdorë Gmailin në telefonat e tyre celularë.

SHARE