Home Botë & Rajon Gjermania shënon rekord në numrin e të punësuarve

Gjermania shënon rekord në numrin e të punësuarve

SHARE

Punësimi total në Gjermani në muajin shtator të këtij viti është rritur në 45 milionë persona.

Kështu që pas bashkimit të Gjermanisë Perëndimore dhe asaj Lindore në vitin 1990, për herë të parë është arritur në shifrën prej 45 milionë të punësuarve me ç’rast është thyer rekord.

Sipas të dhënave të përkohshme të Zyrës Federale e Statistikave të Gjermanisë (Destatis), punësimi i rregulluar sezonalisht në vend, në muajin shtator të këtij viti, në krahasim me muajin gusht të të njëjtit vit është rritur për 0,5 për qind.

Numri i personave që janë punësuar në shtator është rritur për 216 mijë persona ndërsa numri total është 45 milionë e 12 mijë.

Ndërkohë sipas vlerësimeve të përkohshme të bazuara në anketat e fuqisë punëtore, në muajin shtator janë regjistruar 1,43 milionë të papunë, që në krahasim me një muaj më parë është zvogëluar për 44 mijë (2,7 për qind). Ndërsa shkalla e papunësisë në vend është 3,4 për qind.

Ekspertët theksojnë se bashkimi i arsimit profesional, arsimit teorik dhe atij praktik kanë një ndikim të madh mbi nivelin e vogël të papunësisë, sidomos tek të rinjtë

SHARE