Home Biznes & Financa Beqaj merr pjesë në Samitin e Bosforit për zhvillim të qëndrueshëm

Beqaj merr pjesë në Samitin e Bosforit për zhvillim të qëndrueshëm

SHARE

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj më 27 dhe 28 nëntor do të marrë pjesë në Samitin e 9-të të Bosforit që mbahet në Stamboll të Turqisë.

Ky Samit mbahet nën patronatin e Presidencës së Republikës së Turqisë dhe organizohet nga “Platforma e Bshkëpunimit Ndërkombëtar “(International Cooperation Platform-ICP).

Tema e Samitit të 9-të të Bosforit është:  “Paqe dhe zhvillim i qendrueshëm për të gjithë”.

Ministri Besim Beqaj në këtë ngjarje do të prezantojë Kosovën në panalin “Liderët e rinj”, ku do të flasë për mundësitë dhe përparësitë e Kosovës për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, bazuar në potencialin në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë.

SHARE