Home KRYESORET Autostrada e Dukagjinit pritet të përfundoj brenda katër vjetëve

Autostrada e Dukagjinit pritet të përfundoj brenda katër vjetëve

SHARE

Dëgjim publik për Autostradën e Dukagjinit është mbajtur edhe në Istog.

Atje pas takimit që patën ministri i Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), Pal Lekaj dhe kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova, takuan qytetarët në lidhje me këtë projekt, raporton Ekonomia Online.

Rugova tha se kjo autostradë është me rëndësi për Kosovën, por edhe për Istogun.

” Kjo është autostrada që fillon nga Istogu përfundon në Prizren, ky projekt është i rëndësishëm për Kosovën, por edhe për komunën tonë”, tha Rugova.

Ai ia kujtoi ministrit Lekaj se kjo është vizita e parë e tij duke shpresuar për vizita të tjera.

“Kjo është vizita e parë e ministrit Lekaj dhe shpresojë që të vijë më shpesh”,  ka shtuar Rugova.

Ministri i infrastrukturës dhe Transportit (MIT), Pal Lekaj, njoftoi qytetarët e Gjakovës se punimet do të fillojnë në fillim të vjeshtës dhe do të përfundojnë  brenda 4 vjetëve.

“Është ndjenjë e veçantë kur shohë kaq shumë të interesuar edhe pse ndoshta çdo mendim i juaji s’mund të realizohet. Arsyeja e debatit është që ta bëjmë projektin e përbashkët që quhet Autostrada e Dukagjinit. Ne kemi bërë të gjitha analizat, e kemi analizuar siç duhet, më vjen mirë që pas shumë viteve rrafshi i dukagjinit do ta përjetojë një projekt që do të jetë i pranueshëm për çdo qytetarë. Ky projekt do të implementohet me kohë. Shpresojë që të gjitha procedurat të shkojnë si duhet në vjeshtën e hershme dhe të përfundojnë brenda 48 muajve apo ndryshe për 4 vjet”, tha Lekaj, raporton EO.

Pasi ministri Lekaj u kritikua nga anëtari i NISMA-së, Reshat Nurobaja, në Pejë se po punohet vetëm në infrastrukturë dhe jo në drejtimet tjera, Lekaj për këtë foli edhe në komunën e Istogut .

“Mundë të pyes ndokush, a vetëm për asfalt kemi pare e po i lëmë anash arsimin e shëndetësinë e të tjerat? Ju them me plotë kuptimin e fjalëve, ne do të bëjmë më të mirën e mundshme në të gjitha sektorët. Jemi në fazën e diskutimeve publike dhe do të përfitojmë të gjithë bashkërisht nga kjo autostradë”, tha Lekaj.

Shefi i njësisë monitoruese të Autostradës, Sadri Jahaj, tha se kanë filluar përgatitjet për projektim dhe është bërë shqyrtimi i korridoreve.

“Kanë filluar përgatitjet për projektim, është bë shqyrtimi i korridoreve. Janë përcaktuar tri variante të mundshme, njëra i është drejtuar ministrit Pal Lekaj, tjetra kryetarit të komunës dhe janë marrë sugjerime prej tyre dhe jemi ardh deri te zgjedhja. Kjo autostradë do të lidh Istogun”, tha Jahaj.

SHARE