Home Botë & Rajon Apple humb 57 miliardë $ për një ditë

Apple humb 57 miliardë $ për një ditë

SHARE

Aksionet e Apple ranë në 144 dollarë ose 14 dollarë më pak se një ditë më parë. Vlera e aksioneve ka rënë në pikën më të ulët që prej një viti e gjysmë.

Apple u spostua në vendin e katërt pas Microsoft, Amazon dhe Google, si kompania më me vlerë.

Apple ka humbur 57 miliardë dollarë brenda 24 orëve.

Shefi ekzekutiv i kompanisë, Tim Cook fajësoi luftën tregtare me Kinën dhe programin e zëvendësimit të baterive që zgjati përgjatë gjithë 2018-ës.

Që kur u bë kompania e parë trilion dollarëshe në botë vitin e kaluar, Apple ka përjetuar një rënie të vazhdueshme në vlerë tregu.

SHARE