Home Biznes & Financa Amerikanët të interesuar për të investuar, Rukiqi: Të ndërtohen ura me tregjet...

Amerikanët të interesuar për të investuar, Rukiqi: Të ndërtohen ura me tregjet ndërkombëtare

SHARE

Një delegacion i investitorëve amerikanë kanë vizituar Odën Ekonomike të Kosovës.

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, tha se Kosova ka nevojë të ndërtojë ura të reja me tregjet ndërkombëtare.

“Kosova duhet me ndërtu partneritetin me ekonomi të fuqishme dhe ne kemi nevojë të ndërtojmë ura të reja që ndihmojnë të depërtojmë në tregjet e vendeve të botës”, tha Rukiqi.

Shefja e misionit të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në New York, Teuta Sahatqija, tha mision i diplomacisë së Kosovës në ShBA është afrimi i bizneseve kosovare me ato të Amerikës.

“ShBA-të janë partner i yni i përhershëm si në aspektin politik poashtu edhe në ata biznesor. Ne e kemi prioritet edhe diplomacinë ekonomike, afrimin e bizneseve amerikane me ato të Kosovës”, tha ajo.

Delegacioni gjatë takimit u shprehen të gatshëm të punojnë në Kosovë në fusha të ndryshme.

SHARE