Home Biznes & Financa Ambasadorja Viets vizitoi BQK-në

Ambasadorja Viets vizitoi BQK-në

SHARE

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur në takim lamtumirës, Ambasadoren e Gjermanisë Angelika Viets e cila ishte e shoqëruar nga zëvendësambasadori gjerman Jan-AxelVoss.

Guvernatori Hamza, ka falënderuar ambasadoren Viets, për mbështetjen e vazhdueshme që BQK-ja ka marrë nga Qeveria Gjermane, dhe ka shprehur bindjen që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Guvernatori Hamza ka theksuar bashkëpunimin e vazhdueshëm që BQK-ja ka me institucionet gjermane si: Ministrinë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ), Autoritetin Federal të Mbikëqyrjes Financiare (Bafin), Institutin Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) dhe me Bankën Qendrore Evropiane (ECB).

Sektori financiar në Kosovë është një ndër sektorët më stabil dhe funksional, falë përkrahjes dhe mbështetjes së vendeve evropiane të cilat janë pjesë e ndërtimit dhe avancimit të këtij sektori.

Ambasadorja Viets u shpreh e kënaqur që ishte përkrahëse e zhvillimeve pozitive të arritura në sektorin financiar sidomos gjatë viteve të fundit në Kosovë.

Gjithashtu, Ambasadorja Viets ka nënvizuar se Qeveria Gjermane do të vazhdojë bashkëpunimin dhe do të mbështesë Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës në fusha të ndryshme të cilat ndihmojnë në avancimin e funksioneve të saj.

SHARE