Home Industri & Energjetikë AKB në Organizatën Botërore të Tregtisë – Forumi 2018

AKB në Organizatën Botërore të Tregtisë – Forumi 2018

SHARE

Një delegacion i AKB-së po merr pjesë në Organizatën Botërore të Tregtisë në Forumin 2018  që ka filluar sot 02 – 04 tetor në Gjenevë të Zvicrës  që ka për qëllim vizionin e tregut botëror deri në vitin 2030.

Aleanca Kosovare e Bizneseve është e vetmja organizatë nga Kosova që po i ndjek punimet e këtij Forumi Ekonomik 2018 që po marrin pjesë më shumë se 170 shtete me mbi  2000 pjesëmarrës të niveleve të ndryshme të atyre politike, biznesore dhe mediale ku po po prezantohen sfidat e mileniumit të Ri.

Sot në hapje të punimeve kryesuesi i Forumit z.Roberto Azevedo- OBT tha se bota tregtare sot është e avansuar më shumë se asnjeherë më parë, por këto avansime po tentojnë që politika ti pengon shkëmbimet tregtare në mes kontinenteve duke krijuar kriza artificiale e që më së shumti këtu po dëmtohen korportatat e fuqishme që kan qarkullim me miliarda eksporte nga nje kontinent në tjetrin, duke u ofruar qytetarëve më shumë produkte kualitative dhe më të lira, por këto po pengohen nga personat që nuk dijn të bëjën biznes por dinë ti krijojn bariera bizneseve.

Forumi po vazhdon punimet në sesione të ndryshme deri më 04 tetor 2018.

SHARE