Home Telekomunikacion & Teknologji AAC monitoron me kujdes operimet e kompanive ajrore në Aeroport

AAC monitoron me kujdes operimet e kompanive ajrore në Aeroport

SHARE

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës (AAC) ka njoftuar se është duke monitoruar me kujdes të shtuar të gjitha operimet e kompanive ajrore nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”  pas aksidentit tragjik të kompanisë ajrore Ethiopian Airlines në të cilin humbën jetën 147 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit.

AAC siguron të gjithë qytetarët se do të veprojë në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës, duke marrë në konsideratë edhe udhëzimet apo direktivat e Agjencisë Evropiane për Siguri të Aviacionit (EASA) për të ofruar një siguri të lartë të operimeve ajrore në Republikën e Kosovës.

SHARE