Home KRYESORET 6 shenja se po ju gënjejnë

6 shenja se po ju gënjejnë

SHARE

Nëse për ndonjë person, qoftë kur është fjala për partnerin emocional, mikun apo anëtarin e familjes, dyshoni që po ju gënjen, shumë lehtë mund ta zgjidhni dilemën dhe të bindeni se çfarë ka pas atyre fjalëve të ëmbla.

Ish-agjenti i FBI-së, Jack Treyarch, jua tregon 6 shenja nga të cilat mund të mësoni që partneri po ju gënjen.

1. Sillet ndryshe – Për shembull, nëse e pyesni ku ka qenë të premten në mbrëmje, ndërkaq ai fillon të marrë frymë thellë, prek hundën, buzët, kollitet – me siguri diçka nuk është në rregull.

2. Shikon në dysheme – Nëse mashkulli diçka fsheh nga ju, do të fillojë të shikojë në dysheme madje pa lëvizur qerpikët! Gënjejnë pa kurrfarë turpi!

3. Kur e pyesni përgjigjet me kundërpyetje – Gjithmonë ka qenë dhe do të jetë – sulmi është mbrojtja më e mirë. Kjo taktikë të cilën çdo mashkull tradhtar e përdor me më shumë dëshirë – pyetjes suaj do t’i përgjigjet duke ju pyetur, sepse kështu të ketë kohë për të shpifur ndonjë gënjeshtër sa më të bindshme.

4. Fajin e vet jua vesh juve – Kur njerëzit janë fajtorë, zakonisht përpiqen fajin t’ia hedhin atij ndaj të cilit kanë gabuar, thotë agjenti i FBI-së.

5. Ndryshon bisedën – A keni vërejtur ndonjëherë që njerëzit kur e thonë të vërtetën, gjithmonë e tregojnë të njëjtin tregim? Kini parasysh, nëse ndryshon tregimin, me siguri fsheh diçka nga ju!

6. Betohet në çdo gjë dhe për çdo gjë – Nëse ndërgjegjen e ka të pastër, kurrë nuk do të ulë veten aq poshtë sa që të betohet rrejshëm, vetëm e vetëm për të fshehur gabimet e veta.

SHARE