Home Botë & Rajon 10 shtetet më të mira për të jetuar

10 shtetet më të mira për të jetuar

SHARE

Kombet e Bashkuara raportojnë se bota po bëhet një vend më i mirë për të jetuar. Megjithëse 830 milionë njerëz fitojnë më pak se $2 në ditë, 2 miliardë njerëz të tjerë kanë dalë nga varfëria gjatë këtyre 25 vjetëve.

Por, cilat janë dhjetë shtetet më të mira me standardin më të lartë, dhe rrjedhimisht më të mira për të jetuar.

1. Për të 12 vit me radhë, Norvegjia renditet si vendi më i mirë për të jetuar. Kjo për shkak të jetëgjatësisë, sistemit arsimor, sistemit shëndetësor dhe standardeve të jetesës.

Image

2. Në 10 vitet e shkuara Australia ka rritur me 25 % investimet në arsim. Kombet e Bashkuara raportojnë se shumica e studentëve australianë shkojnë rreth 20 vjet në shkollë.

Image

3. Zviceranët kanë pagesa të ulëta për Universitetin. Studentët paguajnë më pak se 1 000 dollarë për semestër.

Image

4. Danimarka ka hendekun më të ulët të pagave ndërmjet meshkujve dhe femrave. Ky hendek është 15 %, ndërsa në ShBA ky hendek është 64 %.

Image

5. Holanda është ndër vendet me nivel më të ulët të pabarazisë në të ardhura dhe ky nivel po vazhdon të ulet.

Image

6. Gjermania është ndër shtetet me nivelin më të mirë të shëndetit. Mesatarja e jetesës është 81 vjeç dhe gjermanët janë shumë pak të rrezikuar nga sëmundje si malaria, HIV dhe tuberkulozi.

Image

7. Kriminaliteti në Irlandë është ndër më të ulëtit në botë.

Image

8. ShBA ka nivel të lartë të të ardhurave. Amerikanët fitojnë mesatarisht 52 947 dollarë në vit.

Image

9. Kanadaja ka nivelin më të lartë të edukimit. Më shumë se gjysma e popullsisë diplomohen nga universiteti.

Image

10. Zelanda e Re është vendi me jetëgjatësinë më të madhe. Mesatarisht njerëzit jetojnë 82 vjet.

Image
SHARE